Kadia: Liga Profesioniste është gjallë, nuk mungon lidershipi

Kadia: Liga Profesioniste është gjallë, nuk mungon lidershipi

“Liga Profesioniste është gjallë dhe funksionon për të gjeneruar të ardhura”. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i Ligës Profesioniste, Dritan Kadia, referuar vizitës së sekretarit të Përgjithshëm të Ligave Europiane, Alberto Colombo, në Shqipëri.

Në një komunikim në emisionin “SportZone” në MCN TV, Kadia deklaroi se gjithçka në Ligën Profesioniste po bëhet siç duhet dhe mendohet për të ardhmen. Pavarësisht dorëheqjes së Edvin Libohova, Kadia deklaroi se aty nuk mungon lidershipi.

Vetë vizita e Kolombo, tregon se Liga Profesioniste e Futbollit është gjallë dhe funksionon, për atë gjë që është roli i saj. Për gjeneruar të ardhura dhe për të parë gjithmonë nga e ardhmja. Nuk është e krahasueshme me liga të tjera, që kanë historik, por secila prej tyre ka pasur historikun e vet dhe e kanë kaluar këtë fazë. Po i bëjmë gjërat siç duhet dhe me hapin e duhur dhe ne mësojmë nga të metat.

 Lidershipi është në Ligë. Libohova ka dhënë dorëheqjen, por ne po shikojmë disa gjëra për të ecur mirë. Libohova vazhdon të jetë pjesë e Ligës, pavarësisht dorëheqjes. Ne kemi mbështetjen edhe të FSHF. Ky takim me Kolombon nuk do të ishte pa mbështetjen e FSHF. Të gjithë faktorët janë bashkë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy