
Sezoni i shkëlqyer që është duke zhvilluar skuadra e Real Betisit tashmë i ka dhënë sinjalet e para në lidhje me merkaton .
Tre gjigandë të kontinentit të vjetër si Manchester United , Liverpool dhe Interi janë hedhur në sulm për mesfushorin e avancuar të andaluzëve Nabil Fekir .
‘’ The Redsat ‘’ kanë vendosur të tentojnë përsëri transferimin e 27 vjeçarit në ‘’ Anfield Road ‘’ pasi merkaton e kaluar nuk arritën ta konkretizonin me sukses këtë operacion dhe do ti duhet të masin forcat me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe ziklatërit .
Eksperienca me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ ka rezultuar një trampolinë e sigurtë për të arritur deri në këtë stad sepse konsiderohet si një ndër nxënësit më të mirë të kilianit Manuel Pellegrini .
Deri më tani Real Betisi e ka mbajtur të shkruar emrin si një pretendet potencial për tu përfshirë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm , fakt që ia ngren ndjeshëm kreditet Nabil Fekir dhe e bën edhe më tërhëqes për skuadrat e lartpërmendura.
Edhe pse momentalisht për sulmuesin nga Lyoni nuk është bërë një ofertë konkrete diçka e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt .
Parashikohet se pretendimi ekonomik i andaluzëve do të jetë i konsiderueshëm sepse bëhet fjalë për një ndër perlat e tyre dhe do të mundohen të përfitojnë sa më shumë nga ky fakt .
Interesi i Inter dhe Manchester United në mënyrë evidente inicion një tjetër histori në karrierën e Nabil Fekir dhe pritet se fjalën e fundit do ta ketë merkatoja e verës e cila do të përcillet me shumë interes .
Nabil Fekir vazhdon të mbajë mbi supe një peshë specifike të sulmit të ‘’ Los Beticos ‘’ dhe këtë fakt e ka demostruar me 30 prezenca të suksesshme në të cilat ka mundur të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës dhe ka rezultuar efikas me 5 asiste për shokët e tij duke e bërë mjaft mirë detyrën në repartin e avancuar .



