
Pas përfundimit të kampionatit, në Serie A ka nisur ndryshimi i trajnerëve. Pas Gennaro Gattuso, i cili u zyrtarizua në krye të Fiorentinës, së fundmi një tjetër trajner ka arritur marrëveshjen brenda kampionatit.
Tekniku i Hellas Verona, Ivan Juric, nga sezoni i ardhshëm do jetë në krye të Torinos. Pas punës së shkëlqyer që ka bërë në klubin veronez, Juric ka marrë një ofertë nga Torino, me të cilët ka qenë në bisedime prej kohësh.
Në Itali raportojnë se tekniku 45-vjeçar ka pranuar ofertën e bërë nga klubi “granata” dhe do të pasojë në stol Davide Nicolan, i cili arriti të shpëtojë skuadrën nga rënia. Me firmën në kontratë që pritet të vijë shumë shpejt, Juric do të firmosë për 3 vite me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon.



