Sfidë e ashpër për Tolisson

Sfidë e ashpër për Tolisson

Ashtu siç është bërë me dije prej kohësh tashmë, e ardhmja e Corentin Tolissos parashikohet larg ‘’ Allianz Arenas ‘’.  

Francezi nuk ka patur fat në lidhje me rinovimin e kontratës dhe Bayerni shquhet për spastrimet e menjëhershme nëse lojtarët nuk iu binden urdhërave të trainerit. 

Eksperienca e 27 vjeçarit në Bavari ka ndikuar edhe në lidhje me të ardhmen sepse sipas ‘ Calciomercatos ‘ janë tre ekipe shumë të njohura që kërkojnë shërbimet e mesfushorit.  

Fillimisht janë ‘’ Los Merengues ‘’ të cilët duan medoemos një zëvëndësues për Toni Kross dhe mënyra e lojës së Corentin Tolissos pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti i cili ka ndryshuar shumë gjëra tek spanjollët dhe puna vijon me të njëjtin intensitet sepse pikërisht në këtë fazë duhet të shtohet përqëndrimi sepse jemi drejt metrave të fundit të sezonit.

Nuk mungon as Lyoni që kërkon ta rikthejë në shtëpi dhe të rifutet në shinat e suksesit që prej vitesh mungon duke patur parasysh se Paris St Germain mbetet një kundërshtar i vështirë për tu mundur edhe pse në sezonin e kaluar në Ligue 1 , Lille shkaktoi risi duke ia rrëmbyer kampionatin.

Një rikthim në Francë do ti ndihmonte ‘’ Les Gones ‘’ për tu afruar me titujt , të pamundur në këto vite për shkak të dominimit absolut të ‘’ Les Pariziens ‘’  të cilët gjithashtu po tentojnë për Corentin Tolisson dhe dyert e ‘’ Parque de Princes ‘’ tashmë i janë hapur nga Nasser Al Khelaifi , president që ka bërë gjithçka për kryeqytetasit edhe pse vijon të jetë i pakënaqur me performancën e kuq e bluve në këtë sezon ,kryefjala e të cilit ishte fitimi i Champions Leagues , fatkeqësisht i pamundur edhe këtë herë për gjigandët e Francës .

Eksperienca e këtij lojtari mund të rezultojë një sukses për ofensivën e cila do të ishte e mirëfurnizuar por objektivi vijon ti shmanget dhe ky fakt e shton zemërimin dhe njëkohësisht rrit vigjilencën për të bërë mirë në të ardhmen  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy