
Felix Gotze, vëllai i Mario Gotze, ka pësuar një dëmtim të rëndë ditën e djeshme. Pas një dyluftimi në ajër, ku u përplas kokë më kokë, Gotze ra në tokë, në gjendje të rëndë, ku pësoi frakturë në kokë.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Viktoria Berlin dhe Kaiserslautern, me Felix që luan për këta të fundit. Pas dëmtimit të rëndë të pësuar në minutën e 74-t, 23-vjeçari u largua nga fusha me barelë, teksa u transportua menjëherë në spital, aty ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Nuk dihet ende sa do të mungojë mesfushori, por e rëndësishme tani është vetëm gjendja shëndetësore e tij.



