
Hakan Calhanoglu është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm te skuadra e Interit.
Mesfushori është titullar i padiskutueshëm për trajnerin Inzaghi, me këtë të fundit që e ka aktivizuar në shumë role në mesfushë.
Duke parë formën e shkëlqyer dhe rëndësinë që ka në skuadër, te Interi kanë menduar të shpërblejnë lojtarin.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Interi ka përgatitur rinovimin për turkun. Calhanoglu e pret një kontratë deri në vitin 2027, ndërsa do të ketë edhe rritje të pagës, e cila pritet të jetë rreth 6 milionë euro në sezon.



