Liverpooli, insiston për Jude Bellingham

Liverpooli, insiston për Jude Bellingham

  Ecuria me ulje-ngritje e Jude Bellinghamit në sezonin aktual e kanë vënë seriozisht në dyshim qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Mesfushori gjthsesi vijon të jetë tejet cilësor, për të cilin së fundmi është interesuar Liverpooli. 

Rikthimi në Premier League i anglezit mund të jetë shumë i afërt, ndoshta në merkaton verore. 

Përveç ‘’ Të Kuqve ‘’ edhe disa prentendentë të tjerë po luftojnë për shërbimet e 22 vjeçarit, në një ndër ligat më pretigjoze dhe kompetitive të kontinentit të vjetër. 

Ndërkohë, presidenti Florentino Perez ka filluar ti bëjë mirë llogaritë dhe thuhet se do të tentojë të arkëtojë rreth 100 milionë euro për Jude Bellingham.

 Janë bërë tre sezone tek ‘’ Galaktikët ‘’ dhe në aktualin numëron 6 gola dhe 5 asiste në 37 sfida. 

Ishi i Birminghamit ka rezultuar një titullar i padiskutueshëm tek ish fituesit e Champions Leagues dhe jo vetëm, tek të cilët të gabosh kushton shtrenjtë. 

Do të jetë një vendim jo i lehtë për karrierën e tij, deçiziv edhe tek kombëtarja e ‘’ Tre Luanëve ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy