
Klubi i njohur letonez, Ventspils është përjashtuar për 7 sezone nga kompeticionet europiane. Akuzat ndaj tyre është mashtrim dhe trukim i ndeshjeve. Pas hetimeve që kishin nisur prej kohësh, sot UEFA ka zbuluar edhe vendimet finale, duke i dhënë një goditje të rënde klubit letonez. Ventspils nuk mund të luajë në asnjë kompeticion europian deri në vitin 2028.
Klubi letonez është i njohur në Shqipëri, pasi kujtojmë se ka luajtur me Teutën dhe Luftëtarin në Kupat e Europës, para pak vitesh. Një prej ndeshjeve që thuhet se është trukuar, është vendosur drejtësi nga gjyqtari rus, Sergei Lapochkin, ndaj të cilit është dhënë një dënim akoma edhe më i rëndë. Arbitri është pezulluar për 10 vite në të gjitha aktivitetet sportive. Mediat raportojnë se Lapochkin është kontaktuar nga drejtuesit e klubit letonez për të trukuar ndeshjen, por diçka të tillë nuk e ka raportuar në UEFA.
Kujtojmë se të njëjtin fat ka pasur edhe Skënderbeu pak vite më parë, teksa u dënua nga UEFA me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet europiane, në një periudhë kur korçarët po regjistronin suksese të mëdha për një klub shqiptar në Europë, duke arritur të kualifikohen dy herë në Europa League.



