
Atletico Madrid mposhti Juventusin në miqësore me rezultatin 2-0.
Paraqitje e mirë e spanjollëve, që duken gati për fillimin e kampionatit. Në krahun tjetër, Juventusi nuk bind dhe stafi teknik ka shumë përpara.
Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën madrilenët shënuan dy herë.
Felix zhbllokoi sfidën në minutën e 48-të, ndërsa Correa realizoi të dytin me penallti, pak minuta para fundit.



