
Joan Laporta ka hedhur një hap të suksesshëm në etapën e re si president i Barcelonës.
Katalanasit kanë arritur akordin me Eric Garcian kontrata e të cilit me Manchester City përfundon pas disa muajsh dhe do të bëhet pjesë e skemave të Ronald Koeman për sezonin e ardhshëm .
Një hap i tillë ka rezultuar pa shumë komplikime për kuq e blutë dhe flitet se nuk do të bëhet zyrtar pas përfundimit të sezonit aktual.
Zërat e shumtë që vazhdojnë të qarkullojnë flasin për firmosjen e një kontrate 5 vjeçare nga palët në fjalë përkundrejt një page të konsiderueshme që adaptohet me financat e klubit , marrëveshje të cilës Eric Garcia i ka dhënë ‘’ ok ‘’ .
Kjo blerje ka ardhur pikërisht në momentin e duhur për "Blaugranët" të cilët kërkojnë t'i japin goditjen përfundimtare peripecive të përjetuara gjatë sezoneve të fundit.
Me Gerard Piquen dhe Ronald Araujon e dëmtuar , Umtitin i cili nuk ka mundur të rikuperojë nivelin e pritur në fushën e blertë dhe gjithashtu Clement Legelt gabimet e të cilit e kanë pezulluar ndjeshëm funksionimin total të repartit defensiv lënë për të kuptuar se nevojitet me çdo kusht ndryshimi i situatës për të evituar pakënaqësi të panevojshme gjatë sezonit vijues .
Kalimi i Eric Garcias në ‘’ Camp Nou ‘’ shënon dukshëm nisjen e një etape të re në revolucionin e shumëpretenduar të mbrojtjes së "Los Cules" sepse karakteristikat e lojës që praktikon parashikohet se do ti vinë mjaftueshëm në ndihmë për ta tjetërsuar këtë histori e cila i ka penalizuar në të shumtat e rasteve 26 herë kampionët e Primera Division .
Deri në këtë stad të sezonit 20 vjeçari është në vetëm 10 takime nën drejtimin e bashkombasit Pep Guardiola , fakt që thekson dukshem se adaptimi me Premier Leaguen nuk ka rezultuar në mënyrën e dëshiruar.



