Humbja e Partizanit, Tahiri: Nuk ke pse e ndryshon formacionin kur ekipi ecën mirë

Humbja e Partizanit, Tahiri: Nuk ke pse e ndryshon formacionin kur ekipi ecën mirë

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për humbjen e Partizanit ndaj Laçit.

Sipas tij, një nga arsyet për këtë disfatë, janë edhe ndryshimet e shumta në formacion, nga trajneri Kolela.

Tahiri u shpreh se nuk ka arsye pse të ndryshohet formacioni, kur ekipi ecën mirë.

Nëse kemi ndryshime të shumta të formacionit, siç ishte Preka që e hoqi, e prish. Partizani na ka mësuar që në pjesën e parë është më i mirë, qoftë me Laçin dhe Egnatian. Pjesa e dytë kishte një 10 minutësh të Laçit, që shpërbëri Partizanin. Katër pasime në zonë dhe asnjë nga mbrojtësit nuk është i vëmendshëm për ta larguar.

Kjo ishte problematika e Partizanit. Laçi pasi pëson gol, është ekip që ka lojtarë shumë të mirë dhe tentojnë. Grinta dhe dëshira, e mori përpara. Kjo është një nga ndeshjet më kryesore dhe duhet të ishte ndryshe nga Partizani. Cara ishte i dëmtuar, Telushi, Atanaskoski pa luajtur dhe si i aktivizon?! Ekipi që ecën mirë nuk ke pse e ndryshon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy