
Pavarësisht se drejtuesit e Tottenham Hotspurit janë shprehur se nuk janë të gatshëm të lejojnë largimin e Pierre- Emile Hojbjerg nga ‘’ White Hart Lane ‘’, ato të Atletico Madridit janë të vendosur të insistojnë deri në fund.
Danezi është shumë i rëndësishëm në skemat e trainerit Ange Postecoglu por fakti se e përfundon kontratën me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ në 30 qershor, i krijon një lloj shpresë spanjollëve.
Cilësitë e nordikut vlerësohen nga Diego Simeone, i cili e njeh shumë mirë repartin e mesfushës për arsye se u aktivizua në të kaluarën si lojtar.
Negociatat e deritanishme për transferimin e 28 vjeçarit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ nuk kanë patur rezultatet e pritura nga ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ky fakt mund ta ndërlikojë arritjen e marrëveshjes gjatë merkatos së verës.
Pierre- Emile Hojbjerg po zhvillon sezonin e katërt me ‘’ Spursat ‘’ dhe deri më tani numëron 28 sfida, prezenca e të cilit krijon siguri në prapavijën e kësaj skuadre.
Për më tepër numri një i stolit dëshiron qëndrimin e ishi-t të Southampton tek Tottenham Hotspuri, një sinjal ky për drejtuesit për t’ia mbyllur derën e largimit nga Londra.



