
Pogradeci ngjitet në Kategorinë e Parë si kampion. Liqenorët triumfuan minimalisht ndaj Valbonës, në finalen e Kategorisë së Dytë, që u luajt në “Elbasan Arena”.
Skuadra e drejtuar nga Samuel Nikaj, iu fal një supergoli të shënuar nga Danladi, në minutën e 64-t.
Pasi siguruan vendet e para në grupet e tyre dhe ngjitjen një kategori më sipër, dy ekipet u përballën mes tyre sot, aty ku Pogradeci ia doli të fitojë, për të marrë titullin kampion.



