Marc Cucurella, vendos të ardhmen

Marc Cucurella, vendos të ardhmen

  Marc Cucurella është shëndërruar në një ndër protagonistët e merkatos së verës.

Spanjolli është grumbulluar nga Luis de la Fuente në Botëror, nga i cili pritet shumë. 

Mbrojtësi ka zhvilluar sezonin e katërt me Chelsean dhe në orët e fundit ka deklaruar se është i përqëndruar maksimalisht tek ky eveniment, më i rëndësishmi në futboll. 

Dihet se 27 vjeçari pretendohet nga Atletico Madridi dhe Barcelona dhe rikthimi në La Liga është i mundur. 

Por performanca në Botëror mbetet një prioritet duke qenë se Spanja konsiderohet një ndër kandidatet potenciale për ta fituar.

 Eksperienca në Premier League dhe në kompeticionet e tjera i ka shërbyer për tu rritur profesionalisht dhe faktikisht është shënderruar në një ndër më të spikaturit në pozicionin ku aktivizohet. 

Interesi i ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’ sigurisht meriton një analizë të detajuar dhe nuk përjashtohet largimi nga ‘’ Stamford Bridge ‘’. 

Do të jetë një supersfidë midis Atletico Madridit dhe Barcelonës por duhet patur parasysh edhe rezistenca e londinezëve. 

Si për Marc Cucurellan ashtu edhe çdo lojtar tjetër performanca në Botëror do të ketë një impakt të padiskutueshëm në vijimësinë e tyre, sigurisht të privilegjuar për faktin se është një shans që nuk të jepet shumë herë gjatë karrierës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy