Drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Partizanit, Genc Tomorri, është shprehur se e priste që klubi i kuq të ishte i pari pasi ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft të mirë në Turqi.
Një një prononcim për “Supersport”, Tomorri tha skuadra do t’i marrë ndeshjet një e nga një për të arritur tek objektivi që është titulli kampion.
“E prisnim ta shihnim veten në krye pasi emi zhvilluar një fazë përgatitore mjaft cilësore në Turqi , gjë e cila është reflektuar edhe me rezultatet e arritura dhe lojrat e mira që ekipi ka dhuruar përgjatë gjysmës së dytë të kampionatit”
Ndërsa sa i përket akuzave të presidentit, Safet Gjici, Tomorri i cilësoi ato si një dëshpërim nga ana e presidentit të Kukësit.
Në fund ai tha se titulli duhet fituar per presidentin Demi, për investimet e tij në kompleksin sportive si dhe për tifozët.
“Fitimi i titullit kampion është shumë i rëndësishëm për Partizanin, pasi u bë një kohë e gjatë që nuk e kemi shijuar trofeun. Ky titull duhet fituar për Presidentin Demi , investimet e tij në klub dhe për tifozët tanë . Në aspektin teknik e them me bindje se ne kemi ekipin më të mirë për vetë atë çfarë kemi dhuruar në këtë sezon. Optimizmi në klub duke filluar nga Presidenti Demi , stafi e lojtarët është i madh për të realizuar objektivi madhor që kemi fitimin e kampionatit.”



