“Gjeorgjia, e vështirë”, Reja: Broja nuk është për miqësore, Asllani do ketë karrierë të suksesshme

“Gjeorgjia, e vështirë”, Reja: Broja nuk është për miqësore, Asllani do ketë karrierë të suksesshme

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, foli pas miqësores ndaj Gjeorgjisë, sfidë e cila u mbyll në barazim pa gola. Reja tha se përballë ishte një kundërshtar i vështirë, ndërsa shtoi se motivimi pas ndeshjes me Spanjën nuk ishte i lehtë.

Tekniku italian foli edhe për Kristjan Asllanin, për të cilin deklaroi se e pret një karrierë e suksesshme dhe ka pasime shumë të mira.

Pas ndeshjes me Spanjën motivacionet ishin krejt të ndryshme. Sigurisht kur ke ndeshje të tilla kaq afër, duhet të bësh rotacion. Jam i kënaqur me Asllanin, ka treguar personalitet, nuk ka frikë në fushë. Po përpiqem të gjej lojtarë të rinj, t’i afroj dhe ta bëj skuadrën më kompetitive. Në miqësore është e rëndësishme të fitosh lojtarë të rinj. Gjeorgjia është një skuadër që ka mundur Bosnjën. Skuadrën shumë e vështirë, për t’u përballur. E dinim që ishte skuadër e fortë. Motivimi karikimi i skuadrës pas ndeshjes me Spanjën, ishte disi i vështirë, djemtë vrapuan shumë dhe dhanë maksimumin. Në 20 minutat e fundit u përpoqëm të gjenin golin, por nuk ia dolëm. Këto skuadra lenë shumë pak hapësira dhe ne i vuajtëm mungesën e hapësirave dhe ngjeshjen mbrapa.

Asllani dhe Gjasula luajnë në të njëjtin pozicion, përpara mbrojtjes. Asllani pasime shumë të mira. Ndonjëherë është shumë i shpejtë dhe lojtar i rëndësishëm. Do të ketë një karrierë të suksesshme sipas meje.

Për sa i përket një ndryshimi të mundshëm të skemës në të ardhmen, Reja tha se mund të ndodhë në të ardhmen, ndërsa për Brojën u shpreh se nuk është lojtar për miqësore, pasi nuk ka stimuj për të tilla ndeshje.

Skema? Mund edhe të provoja diçka ndryshe, por nuk kisha karakteristikat e duhura, për të bërë ndryshimet e duhura. Duhet të kesh 2 skuadra të përshtatshme për të bërë prova. Ndoshta në një ndeshje tjetër, me siguri do të bëj diçka ndryshe. Gjimshiti ka qejf të luajë me 3 në mbrojtje.

Broja nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Kishte probleme në kavilje. Kur ndez dritat është i papërmbajtshëm, por nuk është lojtar për miqësore. Ka nevojë për stimuj më të mëdhenj, për skuadra më cilësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy