
Simone Inzaghi nuk do të jetë trajner i Interit për sezonin e ardhshëm dhe kjo duket se është e sigurt.
Zikaltërit kanë dështuar për të fituar titullin kampion në dy sezone radhazi dhe kjo pritet të sjellë largimin e Inzaghit.
Në këtë situatë, drejtuesit e Interit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin. Sipas mediave italiane, thuhet se drejtori Ausilio, ka pasur një takim me përfaqësuesit e trajnerit Roberto De Zerbi.
Ky i fundit po bën një punë të shkëlqyer në Premier League me Brighton, por nga sezoni i ardhshëm mund ta shikojmë në Serie A, aty ku në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Sassuolo dhe Benevento.



