Cristiano Ronaldo mendon rikthimin tek Sportingu

Cristiano Ronaldo mendon rikthimin tek Sportingu

Karriera e Cristiano Ronaldos ka marrë një tjetër ngjyrë  së fundmi . Me 37 vite mbi supe dhe me një kurrikulum brilant në Europë  portugezi po mendon seriozisht rikthimin  tek Sportingu Lisbonës .   Kontrata e ‘’ Cr7 ‘’ me Juventusin mbetet e vlefshme deri në qershorin e 2022-shit  dhe gjatë kësaj kohe me siguri do të  shfrytëzojë të gjitha opsionet  për tu rritur profesionalisht  dhe tjetërsimin e impaktit në aspektin e trofeve .  Lajmi bombastik është publikuar nga  ‘’ Sport Media ‘’ nga gazetari i njohur Claudio Raimondi  dhe gjithashtu nga portali i njohur portugez  ‘’ Record ‘’ .

 Në lidhje me dëshirën e golashënuesit luzitan gazetari italian ka deklaruar kështu :

“ Dëshira e Ronaldos është përfundimi i  ciklit tek Juventusi dhe me pas të luajë për 2 sezone me Sportingun deri në momentin e varjes së këpucëve në gozhdë  “ ,  përfundoi Claudio Raimondi .

Ja vlen për tu përmendur se Cristiano Ronaldo arriti të hedhë hapin me të rëndësishëm në karrierë në vitin 2003 duke u bërë pjesë e Manchester United , moment që shënoi ngjitjen e shkallëve drejt një stadi tjetër  . Anglezët ishin piknisja e triumfeve të njëpasnjëshëm të  sulmuesit nga Madeira që vazhduan të njëjtën rrjedhë edhe tek ‘’ Galaktikët ‘’ e Real Madridit duke u kurorëzuar me fitimin e 5 topave të artë , trofe të cilët e kanë shëndërruar  ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit.  Në të shumtat e rasteve histori të tilla përfundojnë në këtë mënyrë sidomos për lojtarë të kalibrit botëror të cilët pas arritjes së sukseseve nuk e harrojnë asnjëherë dashurinë e parë dhe vendosin të rikthehen për të mbyllur karrierën .   Dëshira e madhe për progres asnjëherë nuk e ka lënë me duar bosh Cristiano Ronaldon i cili edhe në këtë sezon e ka treguar se mosha është thjesht një numër sepse   ka shënuar 34 gola dhe 4 asiste në 40 ndeshjet me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ dhe i mbetet një finale për të luajtur , pikërisht atë kundër Atalantës , e vlefshme  për kupën e Italisë . Ndeshje të tilla pa diskutim janë të preferuarat e bishës portugeze që nuk ka të ndalur me produktivitetin në fushën e lojës.

 

                

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy