Trajneri Silvinjo, foli në konferencë për mediat, në prag të sfidës miqësore, që Shqipëria do të luajë ndaj Suedisë këtë të hënë.
Silvinjo, deklaroi se do të merrët nesër vendimi për formacionin, ku pritet të ketë ndryshime.
Sipas tij, Shqipëria ka një nga mbrojtjet më të mira në Europë dhe shtoi se rezultatin 3-0 me Kilin, nuk ishte i drejtë.
Nesër do të marrim vendimin për titullarët. Me Kilin u mposhtëm 3-0, por futbolli kështu është. Nuk mendoj se ishte rezultati i drejtë, ashtu siç fituam 3-0 me Çekinë. Duhet ta lëmë pas. Shqipëria ka një nga mbrojtjet më të mira të Europës, e pamë në kualifikuese. Kemi një ekip solid. Nëse pësojmë 3 gola nuk është vetëm faji i mbrojtjes. Duhet të shohim gjendjen e lojtarëve për të marrë vendimet e duhura për formacionin.
Broja në krahun e djathtë? E shohim nesër…
Plan B për formacionin kur ndeshja nuk po shkon siç duhet? Normale të provosh, por duhet të jemi të sigurt për ndryshimet që bëjmë. Kur humbet një ndeshje faji i hidhet gabimeve taktike. Ne luajtëm me 4-3-3, 4-2-3-1. Duhet të jemi të kujdesshëm kur bëjmë ndryshime, jo thjesht sepse humbëm një ndeshje. Varet nga karakteristikat e lojtarëve.



