
Dihet se një ditë eksperienca e Diego Simeones në stolin e Atletico Madridit do të marrë fund.
Prej shumë vitesh argjentinasi i ka qëndruar besnik ‘’ Los Colchoneros ‘’, një ndër trainerët më të paguar në Europë.
Mirëpo drejtuesit në bashkpunim me presidentin Enrique Cerezo kanë filluar ta analizojnë seriozisht të ardhmen dhe në fakt e kanë në listë një emër i cili mendohet si zëvëndësuesi ideal i ‘’ El Cholos ‘’.
Flitet për Filipe Luis, ish mbrojtësi i kryeqytetasve, aktualisht pjesë e Flamengos.
40 vjeçari mori drejtimin e brazilianëve në 2024-tën dhe menjëherë nxorri në pak cilësitë e tij duke fituar Kupën dhe Superkupën.
Stili i lojës së tij është mjaft bindës, i përqëndruar më së shumti tek intensiteti, kapaciteti për tu adaptuar në momente të vështira dhe gjithashtu ka ditur ti motivojë ashtu siç duhet lojtarët e tij.
Megjithatë, presidenca e ish fituesve të Kupës Libertadores po tenton t’ia rinovojë kontratën deri në 2027-tën por s’duhet përjashtuar një rikthim në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, aty ku la gjurmë si lojtar.
Njohja shumë e mirë e terrenit është një avantazh për Filipe Luis, i cili përfaqësohet nga agjenti Jorge Mendes, ndër më të mirët në qarkullim.
Edhe pse tentativat e presidentit të Flamengos Rodolfo Landim vijojnë, tundimi për të provuar veten në kontinentin e vjetër është mjaft i madh, sidomos kur flitet për një ndër ligat më të rëndësishme.



