
Java e 26-të, në Abissnet Superiore spikat derbi i kryeqytetit
Java e 26-të në Abissnet Superiore do të luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
Padyshim në këtë xhiro, vëmendjen më të madhe e tërheq derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, e planifikuar për të shtunën në 16:45.
3 orë më herët do të luhen dy sfida të tjera interesante, siç është Kastrioti-Partizani apo edhe Egnatia-Vllaznia.
E diela, rezervon përballje të rëndësishme për objektivat e skuadrave. Laçi pret në shtëpi Teutën, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, ndërsa në 16:45, Skënderbeu i fundit përballet me skuadrën e Kukësit në Korçë.
NDESHJET:
Të shtunën
13:45 / Kastrioti-Partizani
13:45 / Egnatia- Vllaznia
16:45 / Tirana-Dinamo
Të dielën
13:45 / Laçi-Teuta
16:45 / Skënderbeu-Kukësi



