
Lecce shtangu Lazion në ndeshjen e parë të kampionatit, teksa fitoi 2-1 me përmbysje, me dy gola të shënuar në minutat e fundit.
Me Leccen debutoi edhe mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani. Ky i fundit e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe luajti gjithë takimin.
Një paraqitje pozitive nga Ramadani, i cili ishte një nga më të mirët në fushë, duke i bërë tifozët për vete që në debutim.



