‘Tiranathlon’, për herë të parë në Tiranë aktiviteti i rëndësishëm sportiv, pjesëmarrës nga disa vende të botës

‘Tiranathlon’, për herë të parë në Tiranë aktiviteti i rëndësishëm sportiv, pjesëmarrës nga disa vende të botës

Të dielën më 20 qershor 2021, në orën 10.00, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë  "Tiranathlon", një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standardet ndërkombëtare.

Tregarëshi do të zhvillohet në ambientet krejtësisht të reja të "Parkut Helen", në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës, ambiente që do të përurohen dy ditë më përpara, më 18 qershor.

"Parku Helen" është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë shlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës.

Është  një Park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv.

"Tiranathlon" përmban gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 km dhe ecje sportive 5 km për burra dhe gra.

Qëllimi është që të sanksionohet si një trigarësh i rëndësishëm ndërkombëtar, tek i cili do të fokusohet për interesimi botëror i botës sportive në kryeqytetin shqiptar. Shumë atletë të rëndësishëm nga vende të ndryshme kanë deklaruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në "Tiranathlon".

Do të ketë pjesëmarrje nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht nga Shqipëria dhe Greqia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy