Portugalia mori një fitore me vështirësi të mëdha, pasi mposhti Çekinë me rezultatin 2-1, në Grupin F të Europianit.
Sukses i rëndësishëm, por me shumë vuajtje për luzitanët. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dytë ishte një tjetër histori.
Provod zhbllokoi sfidën, me një supergol në minutën e 62-të, duke i dhënë avantazhin çekëve.

Megjithatë, ky avantazh zgjati pak, pasi në minutën e 69-të, Portugalia barazoi shifrat falë një autogoli të Hranac.
Conceicao, i sapo futur nga stoli, shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Portugalinë, që i bashkohet Turqisë me 3 pikë në grup.



