Paris St Germain insiston për Milinkovic- Savic

Paris St Germain insiston për Milinkovic- Savic

 Drejtori sportiv Luis Campos me kohë e ka filluar punën për përforcimin e Paris St Germain , objektivi i të cilit është natyrisht prej vitesh tashmë fitimi i Champions Leagues. 

Shumë lojtarë janë bërë pjesë e listës së gjatë të ‘’ Les Pariziens ‘’ , të cilët me kalimin e kohës i rikthehen dëshirave të së kaluarës.

Sergej Milinkovic – Savic duket se është i përzgjedhuri i portugezit për mesfushën , duke qenë se prej sezonesh rradhazi ka treguar se është një ndër më të mirët jo vetëm tek Lazio por edhe në Serinë A.

Presidenti i kryeqytetasve Claudio Lottito që në fillim e ka bërë me dije se pretendon 100 milionë euro për largimin e serbit nga ‘’ Olimpico ‘’ dhe fituesit në fuqi të Ligue 1 janë afruar deri në 90 milionë euro .

Duhet shtuar se edhe Juventusi dhe Milani konsiderohen kandidatë potencialë për të përfituar shërbimet e Sergej Milnikovic- Savic dhe në rastin e kuq e bluve , drejtuesit e tyre do të synojnë ta bindin me rritjen e rrogës dhe ta kenë në dispozicion 27 vjeçarin duke filluar nga 1 korriku i 2023-shit.

Sheiku Nasser Al Khelaifi ka investuar fuqishëm ndër vite për Paris St Germain por i ka mbetur peng vetëm fitimi i Champions Leagues , objektiv shumë i rëndësishëm për të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy