Victor Osimhen është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm te Napoli. Paraqitjet e shkëlqyera në Serie A dhe në Champions League, kanë bërë që në drejtim të sulmuesit të vijnë interesime të shumta.
Për këtë arsye, te Napoli kanë nisur nga puna, për të rinovuar, pasi nuk duan ta humbasin. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Osimhen dhe presidenti De Laurentiis, kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.
Për Osimhen është gati një kontratë 3 vjeçare me 10 milionë euro në sezone. Gjithashtu do të ketë edhe një klauzolë largimi prej 130 milionë eurosh.



