Parisi deklaron çmimin p֝ër Neymar

Parisi deklaron çmimin p֝ër Neymar

Paris St Germain tashmë i ka paraprirë revolucionit i cili do të startojë gjatë verës me qëllimin e shëndërrimit në një ekip më potent dhe të aftë për të fituar Champions Leaguen.

Fiksimi për ta ngritur një herë e mirë kanalizohet tek transferimet e bujshme në merkato por tek ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë filluar edhe spastrimet të cilat konsiderohen të paevitueshme .

Neymar Junior është bërë pjesë e këtij projekti që do të favorizojë fuqizimin e arkave të kryeqytetasve për ti hapur rrugë të tjerë lojtarëve që do të zbarkojnë në ‘’ Parque de Prince ‘’, me një përgjegjësi të madhe mbi supe si ajo e fitimit të Champions Leagues.

Tashmë sipas ‘ As ‘ , drejtuesit e Paris St Germain e kanë nxjerrë në shitje 30 vjeçarin për të cilin do të kërkojnë 90 milionë euro , shifër shumë larg 222 milionë eurove që shpenzuan për ishi-n e Santosit kur e transferuan nga Barcelona.  

Në Francë , protagonizmi i kuq e bluve as që diskutohet por shqetësimi i tyre vijon të jetë Champions League , eveniment të cilin pavarësisht të paturit një grup lojtarësh ndër më të mirët në botë , nuk mundën as këtë sezon kundër një Real Madridi që ia shuajti shpresat për avancimin e mëtejshëm .

Mirëpo duke qenë një ndër më të paguarit tek Parisi , sigurisht për francezët do të jetë paksa i vështirë ky vendim i cili konsiderohet i parevokueshëm por nga ana tjetër parizienët  do të dilnin të humbur duke iu referuar shifrës stratosferike që shpenzuan për yllin brazilian në merkaton e 2017-tës .

I vetmi ngushëllim për Parisin do të jetë ndoshta mbyllja e këtij kapitulli të trishtë që i ka mundësuar trofe vetëm në rang nacional duke i dhënë njëkohësisht një leksion se në futboll nuk triumfohet vetëm me yje por me gjetjen e skemave të duhura në varësi të kundërshtarëve duke marrë gjithmonë në konsideratë eksperiencën e tyre në kompeticionet më të rëndësishme .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy