
Robert Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munich në merkaton e verës. E ardhmja e polakut prite të jetë në Spanjë, në rast largimi nga Bundesliga.
Prej kohësh flitet për një interesim të Barcelonës në drejtim të sulmuesit. Katalanasit duan të formojnë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm dhe kanë nisur të punojnë që tani për lëvizjet në merkato.
Interesimin për Lewandowski e ka konfirmuar edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili i pyetur nga një tifoz, u shpreh se klubi ka interesim serioz për lojtarin e Bayern.



