Pistat e mundshme të Joao Felix

Pistat e mundshme të Joao Felix

 

 E ardhmja e Joao Felix është vënë në dyshim së fundmi  .  Transferimi i Rodrigo De Paul dhe rikthimi i  Antoine Griezmann në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ ia kanë vështirësuar punën portugezit edhe pse cilësitë e tij janë të padiskutueshme . 126  milionë eurot e derdhura në arkat e Benfikës në merkaton  verore të 2019-tës e shëndërruan këtë operacion në më të shtrenjtin në historinë e Atletico Madridit por akoma nuk ka shpalosur të gjithë potencialin dhe ky fakt ka shkaktuar dhimbje koke për trainerin Diego Simeone.  

Megjithatë për 21 vjeçarin vijojnë të luftojnë Juventusi , Interi dhe Liverpooli.  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’  po kërkon  një zëvëndësues ideal për Cristiano Ronaldon  dhe e konsideron bashkombasin e tij si një alternativë të përshtatshme për sulmin .

Projekti i ri i ndërmarrë nga bardhezinjtë është tepër ambicioz  dhe i duhet të furnizohen me elementë efikasë për të mos hasur problematika gjatë rrugës .  Së dyti janë zikaltërit e Interit të cilët më në fund janë kthyer pas 11 vitesh tek titulli i Scudettos dhe duan të ndjekin të njëjtën rrugë këtë sezon . Rinovimet e Milan Skriniar , Alessandro Bastonit dhe Lautaro Martinez kanë hapur një tjetër faqe në lidhje me të ardhmen por italianëve u nevojiten komponentë që mund të bëjnë diferencën dhe Joao Felix e plotëson këtë kusht  . 

I fundit në listë është Liverpooli.  Pas arritjes së majës  të besuarit e e Jurgen Klopp e kanë zbehur  protagonizmin në sezonet e fundit edhe pse përbëhen nga një trident i pangopur si Firmino – Salah – Mane të cilët paraqesin një rrezik konstant për çdo kundërshtar .

Por traineri gjerman kërkon ti japë më tepër variante ofensivës dhe ta bëjë më efektive .  

Duke qenë se është  një moshë shumë të re dhe  karakterizohet nga një talent i  rrallë , kontributi i Joao Felix mund të rezultojë qershia mbi tortë për ‘’ The Redsat ‘’  të cilëve i mbetet një punë voluminoze për të bërë në funksion të rikthimit në kohët e arta .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy