Tirana nuk ia doli të fitojë titullin kampion në Superiore, teksa atë e mori Partizani me pikë të barabarta, por falë ndeshjeve direkte.
Gjithsesi te bardheblutë, mund të ngushëllohen me sulmuesin Florent Hasani. Ky i fundit fitoi “Këpucën e Artë” në Superiore, për sezonin 2022-2023.
Me 16 gola të shënuar, Hasani i ka lënë pas të gjithë rivalët. Në listën e golashënuesve, Da Silva i Partizanit e mbylli me 13 gola, Nonato i Erzenit me 12 gola, Dwamena i Egnatias dhe Guindo i Laçit me nga 11 gola.



