Chelsea në krizë rezultatesh, Boehly: Kemi projekt afatgjatë, do rikthehemi te lavdia

Chelsea në krizë rezultatesh, Boehly: Kemi projekt afatgjatë, do rikthehemi te lavdia

Chelsea po kalon një sezon shumë të vështirë, ndoshta më të vështirin të viteve të fundit. Skuadra ka dalë jashtë të gjitha objektivave, ndonëse shpenzimet në merkato ishin të mëdha.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe presidenti i Chelsea, Todd Boehly. Ky i fundit deklaroi se ka një projekt afatgjatë për skuadrën londineze, ndërsa shtoi se ka besim se gjithçka do të hidhet pas krahëve dhe do të rikthehen te lavdia.

Është normale që tifozët të kërkojnë më shumë nga skuadra. Ato pretendojnë që skuadra e tyre të fitojë gjithnjë dhe ne e kuptojmë shumë mirë këtë. Megjithatë, unë e theksoj se te Chelsea kemi një projekt afatgjatë që kërkon kohë.

Ne do të përkushtohemi edhe më shumë dhe kemi besim të plotë se do t’ia dalim ta hedhim pas krahëve këtë moment e të rikthehemi tek lavdia. Jemi në Ligën më të mirë në botë, jemi në një nga kryeqytetet më prestigjioz të botës. Kemi gjithçka na duhet për të qenë në krye.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy