Juventus, interes për Alisson Becker

Juventus, interes për Alisson Becker

Gjatë sezonit aktual Alisson Becker është lënë në prapavijë nga traineri i Liverpoolit Arne Slot.

 Braziliani mbetet një portier shumë cilësor i cili fatkeqësisht nuk ka patur ecurinë e duhur. 

Mirëpo për gardianin e tre shtyllave së fundmi ka shfaqur interes Juventusi, drejtuesit e të cilit pretendojnë ta rikthejnë në Serinë A. 

Bisedimet ndërmjet palëve kanë nisur për ish fituesin e Premier Leagues dhe Champions Leagues me ‘’ Të Kuqtë ‘’, një ekip që dominoi Anglinë dhe Europën nën drejtimin e Jurgen Klopp. 

Fitimi i vendit titullar nga Giorgi Mamardashvili konceptohet si një sinjal dhe mund të finalizohet me largimin e ishi-t të Internacional të Porto Alegres nga i famshmi ‘’ Anfield Road ‘’.

 Interesi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ pritet të analizohet me kujdes nga Alisson Becker, e ardhmja e të cilit mund të jetë përsëri në një ndër kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër. 

Torinezët duhet patjetër të kenë në përbërje lojtarë të nivelit të lartë, duke qenë se janë pretendentë në çdo sezon për fitimin e titujve.

Parashikohet se marrëveshja mund të arrihet në vijimësi sepse 33 vjeçari e vlerëson Juventusin, ekip të cilin e njeh shumë mirë për arsye të përballjeve të dikurshme kur ishte pjesë e Romës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy