Chelsea i shkoi shumë afër mrekullisë ditën e djeshme në Champions League, por përsëri nuk ia doli të kualifikohej në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Pas ndeshjes, trajneri Thomas Tuchel u shpreh se është krenar për skuadër e tij, që fitoi 2-3, por shtoi se nuk i la një shije të mirë, fakti që pa arbitrin e ndeshjes, duke qeshur me trajnerin kundërshtar.
Kur mbaroi ndeshja pashë arbitrin e takimit duke u gajasur me Ancelottin dhe kjo më la shije të keqe. Shkova për t’i dhënë dorën pas një humbjeje të rëndë dhe e gjeta duke qeshur me trajnerin rival dhe kjo nuk më dukej diçka e hijshme.
Kemi bërë dy gabime që na kanë kushtuar kualifikimin. Janë gabime që nuk mund t’i bësh kundër Realit, por kjo ishte një humbje që na bën krenarë, pasi kemi dominuar dhe ishim shumë pranë kualifikimit.
Kemi shënuar 4 gola dhe kemi krijuar shumë mundësi, e natyrisht që jemi të zhgënjyer. E përmenda edhe më lart, në momentin kyç të ndeshjes gabuam vetë.



