
Vala e denoncimeve në kuadër të lëvizjes #metoo hyn edhe në botën e sportit. Cristiano Ronaldon është akuzuar për dhunë seksuale nga një grua, që thotë se e ka shitur heshtjen e saj për 375 mijë dollarë për të heshtur.
Kjo është ajo që del nga letrat e një ankese civile të paraqitur nga Kathryn Mayorga, 34 vjeç, në një gjykatë në Nevada, sipas raporteve nga Wall Street Journal, CNN dhe mediave të tjera amerikane.
Ngjarja, për të cilën Der Spiegel raportoi për herë të parë në vitin 2017, daton në vitin 2009 kur gruaja, sipas asaj që ka treguar, u sulmua nga Ronaldo në një dhomë hoteli në Las Vegas. Ajo ka thënë se ka bërë rezistencë duke kundështuar veprimet e futbollistit. Gruaja thotë se pas sulmit, Ronaldo i ka kërkuar falje.
Vetë Ronaldo është shprehur në Instagram se këto janë lajme të rreme. "Po përpiqen t’i bëjnë publicitet vetes duke përdorur emrin tim. Kjo është pjesë e punës time. Megjithatë unë jam një njeri i lumtur dhe gjithçka tjetër është në rregull”. ka shkruar ai.



