Nagelsmann drejt largimit

Nagelsmann drejt largimit

 Eleminimi i Bayernit nga Champions League është konsideruar një ngjarje shumë e sikletshme për drejtuesit të cilët i kanë vënë menjëherë pikat mbi i dhe fatura e këtij dështimi të parakohshëm i ka kaluar  trainerit Julian Nagelsmann .

Gjermani nuk diti të mposhtë eksperiencën e Unay Emerys , trainer që tregoi edhe një herë se ja ka marrë dorën skuadrave spanjolle , pasi në të kaluarën triumfoi edhe me Sevillan në Europa League.

 Stili i lojës së ishi-t të Leipzigut i ka prodhuar bavarezëve një dështim historik që do të kujtohet gjatë nga  gjermanët, të cilët u befasuan në momentet e fundit nga ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ që vinte nga një eksperiencë e shkëlqyer në Europa League në vitin e kaluar , kompeticion që e fitoi me meritë duke mposhtur në finale Manchester United.

Me Bundesligën të siguruar , Bayerni ishte përqëndruar maksimalisht në Uefa Champions League por goli i Chukwezes në fund heshti ‘’ Allianz Arenan ‘’ duke lënë për të kuptuar se të mëdhenjtë mund të jenë favoritë në letër por në fushë flitet një gjuhë ndryshe .

 Skenari i të ardhmes disfavorizon ishi-n e Leipzigut i cili ka treguar se nuk është ende i përgatitur për drejtimin e  një gjigandi si Bayerni dhe me të drejtë rrugëtimi parashikohet se do të ndërpritet shumë shpejt sepse për këtë ekip konsiderohet e pafalshme të gabojë në faza kaq përcaktuese të një kompeticioni që e njeh shumë mirë.

Në ‘’ La Ceramica ‘’ situata s’ka nevojë për koment dhe Unay Emery synon të rishkruajë historinë me spanjollët dhe figura e tij meriton të glorifikohet sepse të eleminosh një rival si Bayerni është shumë e vështirë .

 Duke qenë se rrjedha e ngjarjeve ka rezultuar e paparashikuar, për drejtuesit e gjermanëve do të jetë një sfidë më vete sepse në këtë moment kritik duhet të mendohet me qetësi për të gjetur një profil që mund të përshtasë siç duhet idetë e tij duke marrë parasysh karakteristikat e çdo lojtari , tek një rival që gjithsesi konsiderohet ndër më të rrezikshmit e kontinentit të vjetër .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy