
Pa dyshim mesfushori Kvicha Kvaratskhelia konsiderohet një ndër talentët e momentit në kontinentin e vjetër dhe është shëndërruar në liderin e këtij reparti tek Napoli.
Real Madridi prej shumë kohësh po e tenton transferimin e gjerorgjianit në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , pavarësisht se pretendohet edhe nga ekipe të tjerë të rëndësishëm.
‘’ Los Merengues ‘’ si gjithmonë kërkojnë ti paraprijnë situatave për të shmangur ndonjë surprizë gjatë rrugës pasi matja e forcës me gjigandët e Europës konsiderohet e paevitueshme.
Shifra e këtij operacioni aktualisht arrin 80 milionë eurot dhe spanjollët kanë shkelur gazin edhe pse vlera e kartonit mund të shënojë rritje me kalimin e kohës falë rendimentit të shkëlqyer të 21 vjeçarit me ‘’ Il Partenopei ‘’ .
Duhet kujtuar se kontrata e Kvicha Kvaratskhelias me bardhekaltërit mbetet e vlefshme deri në 30 qershorin e 2027-tës dhe pretendimi i Aurelio Di Laurentis vijon të jetë i njëjti.
Tashmë ‘’ Los Blancos ‘’ e kanë marrë përgjigjen dhe manjatit të tyre Florentino Perez si mbetet gjë tjetër veçse të sakrifikojë për këtë lojtar, i cili hodhi shumë shpejt hapat drejt suksesit duke kaluar nga nje ekip modest si Dinamo Batumi në Gjeorgji tek një ndër ligat më të famshme si Seria A .



