
Dëshira e madhe për rikthimin tek ajo skuadra e frikshme të cilën ishte shumë e vështirë për ta përballuar i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Liverpoolit për zhvillimin e një merkatoje cilësore . Për një ekip kaq prestigjoz është shumë e rëndësishme që të mos e humbasë ritmin me qëllimin e arritjes sa më shpejt tek suksesi . Pas Patson Daka ‘’ The Redsat ‘’ kanë mbetur të impresionuar nga sulmuesi i Portos Otavio performanca e të cilit ka shkaktuar interesin e disa klubeve të njohura .
Sipas britanikes ‘’ Daily Star ‘’ klauzola e Otavio Monteiros arrin 40 milionë eurot dhe gjigandët e Anglisë duhet ti lëvizin shumë shpejt gurët sepse që nga nesër e tutje vlera e kartonit mund të ngrihet dhe ti vërë në vështirësi drejtuesit për të firmosur me 26 vjeçarin.
Sezoni i shkëlqyer i zhvilluar me ‘’ Dragojtë ‘’ është një element shumë domethënës që ia la të hapur rrugën brazilianit për një largim të mundshëm nga ‘’ Dragao ‘’ , fakt që merr më tepër forcë me interesin e një ndër ekipeve më të famshëm në planet . Sezoni i lënë pas ishte konfirmimi absolut se prezenca e Otavios është tepër e rëndësishme për trainerin Sergio Conceiçao sepse ishi i Internacional de Porto Alegre e ka justifikuar në maksimum besimin e portugezit me 5 gola dhe 12 asiste në 42 takime dhe tashmë duhet të përballet me ofertën e Liverpoolit e cila me siguri do të jetë shumë tunduese për talentin brazilian .
Duke qenë se është një lojtar tepër produktiv në të gjitha aspektet e lojës e ardhmja e tij mund të marrë një tjetër rrjedhë por s’duhet harruar se kontrata e firmosur me ish kampionët e Portugalisë mbetet e vlefshme deri në 30 qershorin e 2025-sës por s’duhet harruar se në përmbajtjen e saj ekziston një formulë që i lejon largimin Otavio Monteiros në rastin e një oferte potente .
Orët vijuese parashikohet se do të jenë tepër të vrullshme në aspektin e negociatave sepse vlera e klauzolës së tij mund të shënojë rritje duke filluar nga 1 korriku dhe i ‘’ detyron ‘’ në njëfarë mënyre drejtuesit e Liverpoolit për të intensifikuar lëvizjet me objektivin e transferimit të perlës së Portos në ‘’ Anfield Road ‘’.
Duke iu referuar sezonit të zhvilluar luzitanët kanë marrë inciativën e rinovimit të kontratës por hyrja në luftë e Liverpoolit ia komplikon disi objektivin drejtuesve të Portos për të siguruar qëndrimin e këtij lojtari në Portugali .



