
Një mënyrë jo e duhur festive me shumë gjasë i ka kushtuar shtrenjtë futbollistit të Gallatasaray-t Omar Elabdelaui. Kjo pasi norvegjezit i ka shpërthyer fishekzjarri, ndërkohë që po përgatitej për ta ndezur atë në shtëpinë e tij në Stamboll.
Kjo ka bërë që ai të lëndohet shumë në fytyrë dhe sipas raportimeve nga Turqia mund të humbasë edhe shikimin. Ai aktualisht ndodhet në spitalin e Stambollit ku edhe pritet të bëjë ndërhyrjet e nevojshme.



