Synohet titulli, Ferrari prezanton makinën e re SF-23

Synohet titulli, Ferrari prezanton makinën e re SF-23

Është prezantuar këtë të martë, makina Ferrari SF-23, e cila do të përdoret nga Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, në Formula 1.

Ferrari SF-23 është prezantuar dhe tashmë pret të zbresë në pistë, aty ku qëllimi është i qartë, të rikthehen te titulli.

Në Firano, SF-23 ka shfrytëzuar 100 km e vendosura në dispozicion për filmime dhe publicitet.

Leclerc u shfaq i lumtur, ndërsa pranoi se synimi është vetëm titulli dhe jo vendi i dytë.

Çdo gjë shkoi mirë. Inxhinierët po përpunojnë të dhënat e para. E gjithë kjo është shumë e veçantë, këtu ka një pasion të madh, diçka unike. Vitin e kaluar bëmë një hap të madh përpara, por nuk mjaftoi: synimi është ende titulli, jo vendi i dytë

Piloti tjetër, Sainz, deklaroi se konkurrenca me lojtarin tjetër të ekipit, i bën mirë dhe do bëjnë maksimumin për Ferrarin.

Me Charles ka një konkurrencë të shëndetshme. Është diçka që na motivon dhe na shtyn të përmirësojmë secilin, por mbi të gjitha ka shumë respekt. Do japim maksimumin për Ferrarin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy