Arda Guler, afër largimit nga Real Madridi

Arda Guler, afër largimit nga Real Madridi

 Situata e Arda Guler tek Real Madridi është ndërlikuar në kohët e fundit.

Turku nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme nën drejtimin e Carlo Ancelottit, tek ky ekip tek i cili presioni është shumë i madh.

Cilësitë e mesfushorit as që mund të vihen në diskutim por mundësitë e reduktuara e kanë bërë të reflektojë dhe ta mendojë të ardhmen larg ‘’ Santiago Bernabeut ‘’.

Flitet se 20 vjeçari mund të largohet nga kryeqytetasit me formulën e huazimit, me qëllimin e aktivizimit si titullar tek një tjetër ekip.

Kjo besohet se është zgjidhja për ishi-n e Fenerbahçes, i cili është prej dy vitesh pjesë e ‘’ Los Merengues.

Natyrisht disa ekipe po e ndjekin me kujdes Arda Gulerin, i cili me shumë gjasa do të huazohet nëse traineri italian vijon eksperiencën me spanjollët.

Tek ‘’ Los Blancos ‘’ rivaliteti është shumë i ashpër dhe nëse nuk je në lartësinë e duhur, fatkeqësisht të takon të ngrohësh stolin.

Gjithsesi në sezonin aktual fantazisti është aktivizuar në 31 sfida, të shoqëruara me 3 gola dhe 5 asiste, por si duket këto statistika konsiderohen të pamjaftueshme për të qëndruar tek Real Madridi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy