Shtohen pretendentët për Buffon

Shtohen pretendentët për Buffon

Fakti se do ta përfundojë ciklin me Juventusin i ka dhënë të drejtën ekipeve të njohura të nisin tratativat për Gianluiggi Buffon . 43 vjeçari  nuk preferon të dorëzohet  dhe kërkon të nisë një tjetër aventurë . Pretendentët për të nuk mungojnë dhe janë shtuar me kalimin e ditëve .  Eksperienca dhe personaliteti i veçantë i italianit i krijojnë shumë lehtësira për të tentuar edhe një aventurë të fundit .  Milanit , Romës dhe Boca Juniorsit i është bashkuar edhe Monza që nuk e ka fituar dot luftën për të milituar në Serinë A gjatë sezonit vijues por avantazhohet me prezencën e  presidentit Silvio Berlusconi mbeshtetja e të cilit e pozicionoi Milanin në majën e futbollit  në të kaluarën . 

Sipas ‘’ La Gazzetta Dello Sport  ‘’ drejtori sportiv Adriano Galliani ka nisur me negociatat për ta transferuar  ‘’ Gigin ‘’ në ‘’ Brianteo ‘’.  Monza mbetet një pretendent shumë i fortë në Serinë B dhe ka shanse të mëdha për tu ngjitur një shkallë më lart  në sezonin vijues  ku do të kërkojë të lërë pas eksperiencën e hidhur në të tashmin duke u  eleminuar në playoff nga  Cittadella . Dora e fuqishme e Silvio Berlusconit i ka ngritur në piedestal kuq e bardhët sepse kanë formuar  një ekip shumë kompetitiv  që aspiron për pjesëmarrjen në Serinë A . 

Aty do të gjente mbështetjen e Kevin Prince Boateng dhe Mario Ballotellit dhe ndoshta atë të Filippo Inzaghit i cili aktualisht shikohet si kandidat potencial  për të zëvëndësuar Christian Brocchin .  Por pistat për të nuk mbarojnë me kaq sepse sipas Tuttosport    Parma , Olympiacos , Galatasaray dhe Porto dëshirojnë legjendën e kombëtares ‘’ Azurre ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy