Aston Villa, interesohet për Joao Felix

Aston Villa, interesohet për Joao Felix

Nën drejtimin e Unay Emerys Aston Villa ka avancuar me sukses në sezonin e shkuar, i finalizuar me pjesëmarrjen në grupet e Champions Leagues.

Londinezët kanë treguar dhëmbët në elitën e futbollit anglez, një ndër kampionatët më të bukur të Europës.

Për të qenë në lartësinë e duhur në kompeticionin më të rëndësishëm për klube transferimet konsiderohen të domosdoshme.

Objektivi i rradhës i kryeqytetasve është Joao Felix dhe sipas ‘ Football Insider ‘ drejtuesit po e mendojnë ofertën për të marrë shërbimet e tij.

Kjo marrëveshje do të varet nga largimi i Jhon Duran nga ‘’ Villa Park ‘’, për të cilin kanë shfaqur interes Chelsea dhe West Hami.

Pas blerjeve të Ian Maatsen dhe Amadou Onanas, ky klub pretendon të përforcojë arkat dhe nëse golashënuesi nga Medellin do ti vërë pikën eksperiencës me Aston Villan, mund ta bëjë më të lehtë vënien e Joao Felix në dispozicion të trainerit spanjoll.

Luzitani e njeh shumë mirë Premier Leaguen dhe ekipin në fjalë për arsye se është përballur në të kaluarën kur ishte pjesë e Chelseas dhe një tjetër etapë në këtë ligë do ti shërbente për të avancuar për më tej.

10 gola dhe 6 asiste në 44 sfida arriti me Barcelonën në sezonin e shkuar, një lojtar shumë teknik dhe i rrezikshëm për rivalët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy