
Manchester United, regjistroi humbjen e dytë radhazi në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Ten Hag, u mposht minimalisht në transfertë nga skuadra e West Ham.
Një gol i shënuar në minutën e 27-të nga Benrahma, me këtë të fundit që përfitoi nga gabimi i De Gea, vendosi sfidën.
Kjo humbje rrezikon pozitat dhe kualifikimin në Champions për Manchester United, që tashmë mban vendin e katërt në renditje me 63 pikë, vetëm 1 pikë më shumë se Liverpool i vendit të pestë, por kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.



