
Manchester City parashikohet se do të jetë si gjithmonë një ndër protagonistët e merkatos së verës.
Khaldoon Al Mubarak ka dhënë ndër vite maksimumin për ti shëndërruar ‘’ Qytetarët ‘’ në një ndër klubet më të suksesshëm të Europës dhe në fakt e ka arritur këtë objektiv.
Mirëpo, Pep Guardiola njihet si një trainer perfeksionist, i cili ka lënë gjurmë tek secili ekip që ka drejtuar, i cili tashmë ka bërë një tjetër zgjedhje për kuadratin e bardhë.

Largimi i mundshëm i Edersonit në fundin e sezonit, e ka detyruar katalanasin për t’ia vënë syrin një tjetër portieri.
Konkretisht ai i Juventusit Michele Di Gregorio e ka impresionuar me paraqitjet e deritanishme, ish portier i Monzas.
Pas disa sezonesh huazimi tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, drejtuesit e saj e blenë kartonin e 27 vjeçarit në 2022-shin dhe ky i fundit ia ka shpërblyer sakrificat.
Në sezonin aktual gardiani i tre shtyllave është aktivizuar në 14 sfida me italianët dhe ka lënë për të kuptuar se mbetet një garanci për vijimësinë.
Gjithsesi, interesi i ishullorëve mund t’ia ndryshojë rrugëtimin në karrierë, pasi përveç se konsiderohet një ekip cilësor, mund ti ofrojë një përfitim të konsiderueshëm në aspektin ekonomik.
Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me Ederson por nëse do ti japë fund eksperiencës me ish fituesit e Champions Leagues, zgjedhja e të famshmit ‘’ Pep ‘’ është Michele Di Gregorio.



