
E ardhmja e Ousmane Dembeles është diskutuar shumë në ditët e fundit për arsye se shumë ekipe të njohura janë vënë pas francezit.
Tottenhami dhe Chelsea janë zhgënyjer sepse janë refuzuar nga ylli i sulmit , arsye të cilën sipas ‘ Mundodeportivos ‘’ , drejtuesit e Barcelonës akoma nuk kanë mundur ta zbulojnë .
Mbi këtë ngjarje me shumë pikpyetje ka deklaurar edhe presidenti Joan Laporta i cili ka theksuar se mendon vetëm për të ardhmen :
“ Eshtë spekulluar se Ousmane ka arritur akordin me një tjetër skuadër , por ne do të shikojmë leverdinë tonë dhe do të luftojmë për qëndrimin e tij këtu ‘’, ishin këto fjalët e spanjollit .
Gjithsesi ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë filluar të entuziazmohen sepse e dinë se shumë shpejt Kylian Mbappe mund ti japë lamtumirën ‘’ Parque de Princes ‘’ dhe 24 vjeçari është kandidati me më shumë shanse për të udhëtuar drejt kryeqytetit francez.
Në merkaton e kaluar u përfol se Chelsea ishte afër transferimit të talentit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ , lajm që u përgënjeshtrua menjëherë sepse si duket Osumane Dembele ka vendosur të jetë pjesë e një skuadre ëndërrash të lideruar nga Mauricio Pochettino , edhe pse argjentinasi vijon të pëlqehet nga Manchester United .
Duket se Ousmane Dembele nuk do ti braktisë ‘’ Los Cules ‘’ në këtë situatë të vështirë , të paktën deri në fundin e sezonit sepse kërkon të tregohet deri në fund profesionist pasi i hapën dyert në merkaton e 2017-tës .
Tashmë Parisit i duhet të presë për të vijuar formimin e një skuadre ëndërrash që ka bërë një rrugë të rëndësishme deri më tani por fiksimi për fitimin e Champions Leagues imponon operacione të bujshme gjatë merkatove vijuese .



