
Manchetser City ka eliminuar Liverpoolin nga Kupa e Ligës. Skuadra e Pep Guardiolës, triumdoi mes spektaklit, me rezultatin 3-2.
City kaloi në avantazh në minutën e 10-të me Haaland, ndërsa Carvalho vendosi baraspeshën në minutën e 20-të. Mahrez shënoi për 2-1, por ky avantazh i City zgjati vetëm 1 minutë, pasi Salah vendosi baraspeshën pas një kundërsulmi.
Ake vulosi shifrat për 3-2 në minutën e 58-të, duke i dhënë kualifikimin në fazën e 1/8-ve Manchester Cityt.



