Sfida me Poloninë, Starova nga Varshava: Frymë tjetër te Shqipëria, skuadra e bashkuar për rezultat

Sfida me Poloninë, Starova nga Varshava: Frymë tjetër te Shqipëria, skuadra e bashkuar për rezultat

Sulemjan Starova, specialist futbolli, foli për emisionin “Skaner” në MCN TV, nga Varshava, aty ku ndodhet Kombëtarja shqiptare, një ditë para ndeshjes me Poloninë.

Starova deklaroi se situata te Shqipëria është e shkëlqyer dhe ka harmoni mes lojtarëve. Sipas tij, ekipi është i bashkuar për të marrë një rezultat pozitiv.

Shikoj një frymë tjetër në Kombëtare. Nuk dua të denigroj trajnerin e kaluar. Kemi bërë një grup shumë të mirë dhe atmosfera është e shkëlqyer. Skuadra është e bashkuar për të marrë rezultat.

Situata është fantastike në ekip. Sipas bisedave që kam pasur me disa lojtarë, janë një grup që besojnë te grupi. Moduli është për tu parë ende. 4-3-3 është fillimi, por Silvinjo ka deklaroi se ka edhe 3-4-3 apo edhe 3-4-2-1. Pa plan B dhe pa plan C, nuk ka kombëtare sot.

Kemi të bëjmë me një trajner që ka ambicie. Unë pashë me atë nuhatjen time, se kush ishin repartet. Ishin të përziera. Jam kurioz sesi do merret angazhimi për nesër. Jemi në situatë të veçante me një trajner të ri. Jemi në pritje se çfarë do na paraqesë ky trajner.

Ka një përzierje, siç e përdorin trajnerët kur nuk duan të zbulojnë formacionin. Uzuni ishte ngjitur me mua në avion. U shqetësua kur filluan turbulencat e avionit. Uzuni është në formë të mirë, ashtu si edhe Cikalleshi. Harmonia e skuadrës është shumë e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy