
Kai Havertz, është zyrtarisht një lojtar i Arsenalit. Sulmuesi është larguar nga Chelsea, për tu transferuar te rivalët e qytetit. Në fakt marrëveshja mes palëve ishte arritur prej disa ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i transferimit. Havertz do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Chelsea, pasi i dhuroi trofeun e Ligës së Kampioneve dy vite me parë, me golin e shënuar në finale ndaj Manchester City. 24-vjeçari i ka kushtuar arkave të Arsenalit plot 80 milionë euro dhe shihet si një afrim i rëndësishëm për trajnerin Arteta.



