
Interi do të ketë një rival shumë të vështirë për Hirving Lozanon .
Atletico Madridi ka nisur ofensivën për meksikanin i cili ka zhvilluar katër sezone shumë të mira tek Napoli.
Diego Simeone ende nuk është i kënaqur me performancën e repartit të avancuar pavarësisht se emrat përbërës janë nga më të mirët në qarkullim si përshembull Matheus Cunha, Antoine Griezmann , Morata, Angel Correa , Joao Felix apo Yannick Carrasco i cili pati oferta nga Premier League gjatë merkatos verore .
Sigurisht ‘’ Los Colchoneros ‘’ vijojnë të jenë një ndër rivalët më të vështirë në çdo kompeticion por ‘’ El Cholo ‘’ kërkon të shtojë forcat për të rritur produktivitetin dhe të rikthejë buzëqeshjen në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .
Nëse i referohemi meksikanit duhet shtuar se nuk e ka filluar mirë sezonin me ‘’ Il Partenopei ‘’ pavarësisht se përpara disa vitesh u konsiderua një ndër perlat e të ardhmes .
26 gola dhe 14 asiste ne 121 sfida të përmbledhura në katër sezone me bardhekaltërit vijojnë ti garantojnë pretendentë cilësorë 27 vjeçarit dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ i kanë dhënë shansin për të provuar emocionet e të luajturit ne Primera Division , me një ekip që ka ndryshuar totalisht me trainerin argjentinas në stol.



