
Duket se Antony i ka orët e numëruara tek Manchester United.
Braziliani vijon ti mos përmbushë pritshmëritë e teknikut Erik Ten Hag dhe drejtuesit do të synojnë t’ia vënë kapakun kësaj situate gjatë merkatos së verës.
Sulmuesi befasoi në të kaluarën në rradhët e Ajax Amsterdamit, për të cilin ‘’ The Red Devilsat ‘’ shpenzuan 95 milionë euro.
Fatkeqësisht 24 vjeçari asnjëherë nuk e ka justifikuar investimin e drejtuesve të 20 herë kampionëve të Premier Leagues, të cilët në aspektin sportiv vijojnë të lënë për të dëshiruar.
Ky skenar evidenon se Antony mund ta vijojë karrierën në kampionatin anglez, pa përjashtuar rikthimin e mundshëm në Brazil.
Për ekstremin vera e ardhshme do të jetë përcaktuese, duke qenë se ende nuk është adaptuar tek ky ekip, në të cilin kërkesa e llogarisë është shumë e madhe.
Pavarësisht se Manchester United konsiderohet një ndër klubet më të pasur në botë, e kaluara e suksesshme ende shumë larg dhe objektivi kryesor i trainerit hollandez lidhet me ringjitjen e kësaj skuadre aty ku e meriton.
27 sfida dhe vetëm 1 gol është kontributi i Antony-t në sezonin aktual, duke mos anashkaluar lojën e vakët dhe e sigurtë është se po zhvillon muajt e fundit në të quajturin ndryshe ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.



